Para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), një qytetar (më vonë është identifikuar si F.Q., viti i lindjes 1972 nga Gjakova) ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.
Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-polmular dhe t’i stabilizohet gjendja.
I njëjti dërgohet për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. /2LONLINE.com/