Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova zyrtarisht do të jetë lojtar i skuadrës zvicerane, Basel.
19 vjeçari është transferuar në Zvicër si huazim për një sezon e gjysmë me mundësi blerje. Zhegrova u transferua në Genk në vitin 2017 dhe që atëherë ka zhvilluar 12 ndeshje zyrtare.
Ylli kosovar ka luajtur edhe gjashtë ndeshje me Kosovën dhe ka shënuar dy gola.
Lajmin e ka bërë të ditur KRC Genk përmes një njoftimi zyrtar.