Përmes një komunikate zyrtare Sport Club Gjilani ka bërë me dije për angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë dyvjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit
Komunikata e plotë:
Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.
Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.
Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.
SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh. /2LONLINE/