Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina ka shtyrë seancën e Kuvendit. Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina i ka dërguar njoftimin sekretariatit të Kuvendit për shtyrjen e seancës konstituive që ishte planifikuar të mbahet të enjten më 2 tetor.
`Me qëllim të krijimit të hapësirës së mjaftueshme për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale konsiderojë të nevojshme dhe të domosdoshme shtyerjen e vazhdimit të seancës konstituive, në mënyrë që seanca të përfundojë me sukses`, thuhet në njoftimin e Brovinës.