Sebino Plaku është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. Sulmuesi 34 vjeçar është prezantuar këtë të diel në ambientet e klubit ‘kuqebardh’.
SC Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartëcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.
“I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tij futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës. Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.
Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam”, thuhet ne njoftimin e SC Gjilanit.