Pas lëndimit të Ylli Shametit, SC Gjilani ka siguruar shërbimet e një qendërmbrojtësi nga Shqipëria. Gjilani ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin, Franc Veliu.
Veliu i lindur në Vlorë, në skuadrën e Gjilanit vie si futbollist i lirë. Ai edicionin e fundit kishte mbrojtur ngjyart e ekipit nga qytetit i tijë lindjes, FC Flamurtari.
“Mbrojtësi më i ri i Gjilanit ka mjaft përvoj në karrieren e tij futbollistike, ku më parë kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrave nga Shqipëria, si ajo e Partizanit dhe e Kukësit. 30 vjeçari gjithashtu ishte pjesë e kombëtarës së Shqipërisë, me ç’rast ai kishte pasur 7 paraqitje me kuq e zinjtë, ku ishte pjesë e saj nga viti 2009 deri në vitin 2013”, thuhet në njoftimin e klubit.