“Skuadra e Gjilanit sot ka arritur të afrojë edhe një lojtar brenda ekipit. Semir Hadzibulic sot ka firmosur kontratën me klubin e Gjilanit deri në verën e vitit 2020”, njoftojnë drejtuesit e KF Gjilanit.
Mesfushori nga Novi Pazari në skuadrën e Gjilanit, vije pas një përvoje në shumë klube rajonale dhe me gjerë, ku kishte zhvilluar karrierën e tij mjaftë të pasur futbollistike.
“Hadzibulic sezonin e fundit kishte luajtur për skuadrën nga Ishujt Faroe ,Kí Klaskvík”, njoftojnë drejtuesit e klubit gjilanas.
Përndryshe, ditë më parë, skuadra e Gjilanit kishte arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë të tjerë, Vilson Lilën dhe Klejdi Koçin.
Vilson Lila i cili luan pozitën e mbrojtësit të qendrës, vije nga klubi i Kastriotit nga Superliga e Shqipërisë. Dhe Klejdi Koçi i cili luan pozitën e mesfushorit, vije nga shkolla e futbollit nga Tirana, KF Therm Tirana.