Mësimdhënësit në Kosovë si Shudra në Indi

Mësimdhënësit në Kosovë si Shudra në Indi

Deri vonë popullsia e Indisë ka qenë e ndarë në tri kasta, Vaysia, Brahmanë dhe Shudra.

Shkruan: Betim Sherifi

Sistemi i kastave kishte origjinën në ndarjen e hershme shoqërore, kështu, në qytet, sikurse edhe në fshat, komuniteti ishte i ndarë në kaste, nga më të lartat deri më të ulëtat.

Në Vaysia kanë qenë tregtarët, bujqit, zejtarët dhe ushtria. Kasta Brahmane ka qenë kasta më autoritative dhe më e privilegjuar, ku bënin pjesë, priftërinjtë, poetët, shkencëtarët dhe politikanët. Në “Shudra “ kanë qenë punëtorët e pakualifikuar. Kështu çdo njeri i përkiste një kaste të caktuar.

Edhe pse diskrimimi i kastave, tashmë nuk është i lejuar nga ligji, një person që i përket një kaste më të ulët, nuk mund të ketë të njëjtat mundësi, për të shkuar në shkollë dhe për të gjetur punë, si një person i një kaste të lartë. Kështu personat e shtresave të veçanta mund të bënin disa lloje punësh, të vishnin veshje të caktuara, të luteshin në mënyra të caktuara e në vende të veçanta.

Fëmijët e kastës më të ulët nuk mund të përziheshin me fëmijët e kastës më të privilegjuar. Gjendja më e mjerueshme vazhdon nëpër fshatra të thella, ku “ të paprekshmit” kur shkojnë në shkollë, ulën në dysheme të klasës, nuk mund të furnizohen me ujë nga ujësjellësi i fshatit sepse “ e ndotin “ atë, ata duhet ti heqin këpucët nëse kanë këpucë kur kalojnë afër shtëpive të kastës së lartë.

Po ashtu në qytete, “ të paprekshmit” ( kasta e ulët) kanë vende të caktuar në shkollë. Edhe vet lideri shpirtëror Mahatma Gandi vritet për arsyen se iu kushtoi vëmendjen fatit ” të paprekshmëve“. Aktualisht në Indi nuk ka më kasta por ende ndihen pasojat e tyre

E në Kosovë sipas projektligjit të ri mbi pagat, mësimdhënësit mund të marrin epitetin e kastës SHUDRA, ku në bazë të koeficient qëndrojnë më poshtë se të gjitha profesionet tjera. Ajo çka është me rëndësi këtu, pa marrë parasysh vlerën e koeficientit arsimtarët janë radhit në rangun e fundit, mbas punëtorëve që janë vetëm punëtorët teknik, ndihmës, kuzhinier, kopshtar.

Një mësimdhënës i shkollës fillore është radhitur mbas infermieres, që është me shkollë të mesme. Infermieria e lartë e ka koeficientin 1.95, ndërsa arsimtari në shkollën fillore e ka 1.75. Ndërsa, arsimtari në shkollën e mesme e ka koeficientin 1.9, infermieria e lartë e ka 1.95. Një nxënës i shkollës së mjekësisë, e kryen shkollën e mjekësisë, hyn në punë edhe e ka rrogën më të madhe se arsimtari i vet.

Arsimtarët i kanë radhitur në mesin e fundit sa iu përket pagave, konkretisht projektligji për paga të arsimit, e nënçmon punën e mësimdhënësit edhe ashtu ky profesion deri tani është nënçmuar në vazhdimësi nga politika e vet shoqëria ku vazhdimisht sulmohen mësimdhënësit për ngecje në cilësi e kur dihet mirë që cilësia në arsim nuk varet vetëm nga mësimdhënësit, por janë një mal faktorë që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE