Drita ka zyrtarizuar, Alban Dragusha në postin e ndihmës trajnerit te FC Drita. Dragusha do të jetë pjesë e stafit teknik te ish-kampionët e vendit, teksa do të ushtrojë rolin e trajnerit ndihmës të Ardian Nuhiut.
Dragusha është prezantuar nga faqja zyrtare e klubi ‘bardhekaltër’.
“Albani i është bashkuar ekipit që nga dita e parë dhe besojm shumë që së bashku do të jemi edhe më të fort drejt realizimit të synimeve tona!”, thuhet ne njoftimin e klubit.
Përpara se të pranonte këtë detyrë, Dragusha ka punuar si trajner te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë si futbollist në Kosovë, Shqipëri, Suedi dhe ai ka veshur edhe fanellën e Dritës.