(2LONLINE) – Hapja e zyrës ndërlidhëse në Gjilan nuk do duhej të hapet ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Së pari hapja e një zyrë nuk është kompetencë e një Kuvendi Komunal apo Kryetari të Komunës. Hapja e zyrës në Prishtinë dhe Gjilan duhet të bëhet në të njëjtën kohë duke u caktuar stafi adekuat dhe infrastruktura ligjore . Kështu së paku mendon Refik Hasani, ish këshilltar komunal i PDK-së, sipas të cilit, koordinatori i dy zyrave duhet të jetë në kuadër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës.
Hasani mendon se duhet zyre ndërlidhëse në Prishtinë, sepse është kryeqytet dhe mbi të gjitha si rajon kufizohen me Medvegjë dhe ka shumë të vendosur në Prishtinë dhe Fushë Kosovë . Po ashtu duhet zyre ndërlidhëse në Gjilan, sepse është qendër e Anamoravës dhe kufizohet me Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ka shumë të vendosur, dhe se do të ndërlidhë punët në terren me kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve pas vitit 1999 .
“Koordinatori do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë , Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri , Presidencë , Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë , por edhe me Tiranën zyrtare , Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye por edhe
Detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen.
“Hapja do të duhej të jetë më datën 23 qershor , që ka një simbolikë dhe domethënie kurse Koordinatori do të duhej të jetë person kredibill por që vije nga Komuna e Medvegjës. Hapja e zyrës për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë nuk ka kuptim e as logjik të hapet vetëm në Gjilan e jo në Prishtinë “, ka thënë Hasani.
Përndryshe, ditë më parë Hasani nuk e kishte fsheh dëshirë ne tij se do të donte ët ishte në krye të Zyrës për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë. Ai e konsideron veten njeri me kompetencë që do të mund të ishte në krye të kësaj zyreje në Gjilan, apo pse jo edhe në Prishtinë.
Hasani kishte tëhu për 2lonline, të ketë dëshmuar veten deri më tani për angazhimet e tija edhe si publicist edhe si ish këshilltar komunal, por edhe në forma tjera duke qenë shumë aktiv edhe nëpër debate, tribuna , forume e paraqitje publike, sesione e konferenca shkencore, sa herë që ka qenë në pyetje Bujanoci, Presheva e Medvegja.
Ai thotë se jo vetëm që është i lidhur emocionalisht pasi është me prejardhje nga Bujanoci, por edhe në Lagjen Zabel të Gjilani ku jeton tani, e ku janë të koncentruar popullata e ardhur nga ajo anë, ka qenë përfaqësues i denjtë i kësaj lagje për më se një dekadë, por dhe i vetmi dhe i pari që e ka vizituar në cilësi e Asamblistit të Gjilanit, Kuvendin përkatësisht kuvendarët e asaj ane. Ai thotë se mbi të gjitha e njeh mirë problematikën me të cilët ballafaqohet ajo anë, por edhe qytetarët që jetojnë këtu e që janë prej asaj ane, /2lonline/