Në zyrën e ofiqarisë në ndërtesën e komunës së Bujanocit për vitin 2016 janë bërë 218 kurorëzime të cilat janë të regjistruara në librin e regjistrimit civil.
Sipas ofiqarit të kësaj zyre, Isak Hamidi gjatë muajit korrik dhe gusht ka më shumë raste të kurorëzimit në komunën e Bujanocit.
“Në zyrën tonë më shumë kërkesa për kurorëzim ka nga komuniteti shqiptar pastaj vjen ai romë dhe serb”, theksoi Hamidi për Titulli.com.
Ai tha gjithashtu se për vitin paraprak 2016 ka pasur të regjistruar 208 lindje ndërsa 137 vdekje.
BURIMI: Titulli.com