Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, u mirëprit në takim sot nga drejtori i departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes (DBSF-së), Mentor Morina, bënë të ditur. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan.
Zymberi pranoi donacion nga EU, UNICEF dhe MFPT, tetë tabletë për punëtorët socialë, në kuadër të shërbimit social.
“Me krijimin e kushteve më të mira e fleksibile për punë, jo vetëm që ngrisim rolin e rëndësinë e punëtorit social, por gjithashtu rrisim edhe kualitetin e shërbimeve profesionale”, thuhet në njoftimin e DSHMS-së. /2LONLINE/