Valon Zymberi, drejtor sportive i klubit të futbolli “Drita”, në një prononcim për Portalin 2LONLINE.com, ka bërë me dije se rifreskimi i skuadrës me prurjet e reja ka bërë që në skuadër të kemi freski dhe konkurrencë dhe se në sezonin e ri do të kemi një Dritë shumë energjike dhe shumë kompetitive që natyrisht do të garojë për kreun e tabelës.
“Si çdo vit, pas përfundimit të sezonit, edhe këtë vit, ne i bëjmë analizat e tona, ku bashkë me shtabin teknik shohim se ku është e nevojshme për të sjell freski dhe se pas analizës që kemi pas, kemi ardhur në përfundim se duhet të rifreskojmë skuadrën dhe një gjë të tillë edhe jemi munduar ta bëjmë. Kemi pasur shumë lëvizje, ku kemi pas shtatë-tetë largime dhe gjithashtu kemi sjellë shatët-tetë përforcime, lojtarë të rinj që kemi menduar që janë të nevojshëm për këtë sezone”, ka thënë Zymberi, transmeton 2LONLINE.com.
Drejtori sportiv i skuadrës bardhe e kaltër është i mendimit se Drita ka bërë lëvizje të duhura në ato pika ku e kanë parë të nevojshme për të sjellë freski dhe konkurrencë. “Mendojë se ka qenë një merkato mjaftë intenzive e klubit tonë, duke pas parasysh edhe faktin se kemi pasur menjëherë angazhime në ndeshje të Evropës dhe koha ka qenë e shkurtër për ne, por se fatmirësisht mundemi të themi se kemi bërë lëvizje të duhura, të cilat qysh në ndeshjet e para kanë treguar rezultat dhe shpresojmë shumë që edhe gjatë sezonit të ri, të jenë edhe më produktive dhe normalisht të na sjellin ato pritshmëri që i kemi”, ka thënë Zymberi.
Ai shtoi tutje se kanë bërë një rikonstruktim të ekipës dhe presim që sezonin e ri të jenë një Dritë shumë më energjike, shumë më kompetitive dhe natyrisht synimet dihen, janë ato për kreun e tabelës. /2LONLINE.com/