Numri i refugjatëve që vijnë nëpërmjet vendeve të Ballkanin Perëndimor ditët e fundit ka rënë dhe lëvizja e tyre rrugëve ballkanike është më e shpejtë.
Në pikën e kalimit kufitar Berkasovo, kufiri serbo-kroat, në 24 orët e fundit nuk ka kaluar asnjë refugjat dhe qendra e pritjes së emigrantëve Opatovac është bosh, ndërsa në qendrën e pritjes dimërore Slavonski Brod aktualisht ka vetëm 2.097 njerëz.
Numri i emigrantëve që hyjnë në Kroaci gjatë rrugës për në Evropën Perëndimore llogariten për më shumë se 320.000 persona.
Në Slloveni, deri më 16 tetor kanë hyrë 139 608 emigrantë dhe refugjatë.
Aktualisht mbi 3 mijë njerëz janë duke pritur për të vazhduar rrugën nga Sllovenia në Austri dhe destinacioni i tyre është Gjermania, njoftoi sot policia sllovene, trasnmetin Titulli.com.
Në ditët e fundit është reduktuar dhe numri i emigrantëve në Slloveni. Gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 4300 refugjatë, ndërsa ditë më parë numri i tyre arriti 7.000.
Ndërkohë procedurat janë përshpejtuar për kalimin e emigrantëve nga Sllovenia në Austri.