Mediat zvicerane po frikësohen se mund të mbesin pa dy yjet e tyre: Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën. Tabloidi zvicerane, Blick, ka shprehur frikën se dy prej lojtarëve kryesorë të tyre mund ta ndjekin rrugën e Albert Bunjakut, i cili hoqi dorë nga Zvicra, për t’iu bashkuar Kosovës.
“Frika më e madhe e tifozëve zviceranë është nëse një ditë do të largohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Ka mundësi që ata të shkojnë të luajnë për Kosovën, edhe pse perspektiva më e madhe është tek Zvicra. Federata e Kosovës po bën përpjekje që Përfaqësuesja e këtij vendi të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018”, shkruan “Blick”.