Kombëtarja e Zvicrës me 8 shtator si vendas do të zhvillojë ndeshjen e parë të Euro 2016, e cila ballafaqohet me Anglinë, në kuadër të grupit E. Përzgjedhësi i ri, Vlladimir Petkoviç, ka ftuar gjashtë shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës kundër Anglisë. Ai ka ftuar këta futbollistë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami.
Shaqiri me shokë do të synojnë fitore në hapje të kualifikimeve, megjithëse do të jetë një betejë shumë e vështirë ndaj një skuadre si Anglia, e cila ka kapiten Wayne Rooney. Zvicra është në grup me Anglinë, pastaj San Marinon, Lituaninë, Estoninë dhe Slloveninë. Zvicra me Anglinë pa dyshim se janë edhe favoritë në grup. Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemaili e Mehmedi patën shkëlqyer në Kampionatin Botëror – “Brazili 2014”, ku ishin eliminuar në çerekfinale dhe shpresojnë se edhe në grup do të tregojnë lojëra të mira sidomos ia do me anglezët. /B.S/
http://botasot.info/sporti/323105/zvicra-me-6-shqiptare-kunder-anglezeve/