Zvicra e shqiptarëve sonte luan sfidën vendimtare për kualifikim në 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’, kundër Hondurasit.Helvetikët pas disfatës kundër Francës, në duel me Hondurasin kërkojnë fitore në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin.
Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld beson se skuadra e tij do ta mposht Hondurasin. Ai thotë se të përzgjedhurit e tij do të zbresin në fushë me ambicie për fitore.
“Zakonisht zbresim në fushë për të fituar, pasi loja jonë nuk përqëndrohet vetëm te mbrojtja. Pra nuk kemi si objektiv barazimin, nuk është ky mentaliteti i kësaj kombëtareje”, ka thënë Hitzfeld.
Tekniku gjerman është pyetur se a do të jetë kjo ndeshja e fundit e tij në bankinë e Zvicrës?
“Nuk ka kohë të mendojë për këtë. Jam totalisht i përqëndruar te raundi tjetër dhe nuk mendoj se çfarë do të ndodhë në lidhje me mua personalisht. Jam i bindur se ky Botëror do të vazhdojë për ne”, tha ai. /RTK/