(2L ONLINE) – Në një takim që është mbajtur sot në mes të përfaqësuesve të institucioneve komunale të Vitisë dhe të koncercium “ DORSCH/CDI” e cila financohet me mjetet të Qeverisë Zvicerane dhe asaj të Kosovës si dhe përfaqësuesve të “ KRU Hidromorava “ është diskutuar për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësit në këtë komunë.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit të “DORSCH/CDI “ janë zotuar se ata do të bashkëpunojnë ngushtë që pas vlerësimit teknik të sistemit ekzistuese të ujësjellësve që parashihet të bëhet gjatë këtij viti do të fillon implementimi i projekteve të ujësjellësit në vitin 2015 dhe atë për fshatrat Vërban, Smirë dhe Stubëll. Pjesëmarrësit u pajtuan se pas përfundimit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit ato duhet të kalojnë nën menaxhimin e kompanisë regjionale Hidromorava.
Kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti tha se është nder për komunën e Vitisë që të bashkëpunoj me organizatat të cilat financohen nga Qeveria Zvicerane pasi që sipas tij përkushtimi dhe serioziteti i tyre në realizimin e projekteve është garanci për projekte të cilat përfundojnë suksesshëm.
“Kemi nderin që të bashkëpunojmë me ju. Ne si institucione komunale jemi të gatshëm ti marrim përgjegjësitë tona. Gjithashtu dua ta theksoi se edhe ne jemi plotësisht dakord që pasi të përfundojnë projektet të ujësjellësit të merren nënë menaxhimin e kompanive regjionale, edhe pse komuna jonë është pa përfaqësim në bordin drejtues të KRU “Hidromorava “por megjithatë ne shpresojmë në një bashkëpunim të mirë në të mirën e qytetarëve tanë ” u shpreh kryetari Haliti.
Ndërsa përfaqësuesi i “Dorsch/CDI” Alen Brown tha se ky projekt financohet me mjete të qeverisë zvicerane dhe të asaj të Kosovës duke potencuar se projekti në fjalë është 4 vjeçar. Gjatë këtij takimi kanë marrë pjesë edhe Drejtori i ri i “ KRU- Hidromorava “, Muhamet Suliqi, Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama si dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi dhe disa të tjerë.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit të “DORSCH/CDI” janë zotuar se ata do të bashkëpunojnë ngushtë që pas vlerësimit teknik të sistemit ekzistuese të ujësjellësve që parashihet të bëhet gjatë këtij viti do të fillon implementimi i projekteve të ujësjellësit në vitin 2015 dhe atë për fshatrat Vërban, Smirë dhe Stubëll. Pjesëmarrësit u pajtuan se pas përfundimit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit ato duhet të kalojnë nën menaxhimin e kompanisë regjionale “Hidromorava”./2L ONLINE/