Në Winterthur të Zvicrës u mbajt Akademi Përkujtimore për dëshmorët e rënë në konfliktin e vitit 2001 në Luginë të Preshevës të UÇPMB-së , ku manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtarë dhe një minutë heshtje.
Familjarë të dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteran dhe qytetarë të diasporës morën pjesë në këtë akademi duke nderuar ata që flijuan jetën për një jetë me dinjitet dhe mirëqenie më të mirë, shkruan Titulli.com.
Kryetari i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në Zvicër, Fazli Musliu njëherëit edhe organizator tha se ky organizim tashmë është bërë tradicional në Zvicër.
“Kjo tregon se Diaspora siç ka ditur të ndihmojë financiarisht në kohën e luftës, ashtu edhe din të i nderojë në kohën e paqes. Me këtë rast falënderoi të gjithë të pranishmit e posaçërisht ata të cilit kanë udhëtuar special nga Lugina e Preshevës”, theksoi Fazli Musliu.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe babai i Ridvan Qazimit-alias Komandant Lleshi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, kryetari i Organizatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në Preshevë, Nazmi Hajredini dhe të tjerë.
Jonuz Musliu, ish-shef politik i UÇPMB-së dhe tani kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar theksoi se rruga nëpër të cilën po kalojnë çështjet politike, janë sfida të rënda e nga më të ndryshmet dhe që nuk janë të knaqme por po ecin me hapa të ngadaltë e të sigurt.
Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe Sali Sefa, konsull i Kosovës në Zvicër, i cili u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e diasporës në manifestime të këtilla.
Kjo Akademi u përcoll me një program shumë të pasur kulturoro-artistik këngë dhe valle, të organizuar nga Shoqëria Kulturore Artistike “Dardania” nga Zvicra nën drejtimin e Shefqet Cakolli.
Gjithashtu atyre që kontribuuan për këtë manifestim iu ndanë edhe mirënjohje.
Sipas organizatorit të ftuar ishin edhe Shukrie Ramadani, përfaqësuese e Ministrisë së Diasporës, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa të cilët munguan në këtë akademi përkujtimore./Fidan Shahini.
shih videot në:
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=13470