Zv. Kryeministri njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi me bashkëshorten, Jehonën, kanë qenë të ftuar zyrtarisht nga Republika e Austrisë.
“Austria është shtet mik i Kosovës, por edhe miqësitë kanë nevojë të mirë-mbahen. Patëm nderin që bashkë me gruan, Jehonën, këtë javë të jemi mysafir të Republikës së Austrisë, me një program të ngjeshur me fokus forcimin e marrëdhënieve ekonomike të të dyja vendeve” – ka thënë zv. kryeministri Gashi në një postim në Facebook.
Zonja Gashi ka biseduar me disa personalitete të rëndësishme si ai me kryetarin e qytetit të Graz-it z. Siegfried Nagl pastaj ambasadorin z. Johann Brieger duke marrë pjesë dhe në një ceremoni, në sallën e Kuvendit të qytetit të Grazit, së bashku me përfaqësueset e Rusisë dhe Gjeorgjisë, shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
“Takuam dhe përfaqësues nga 18 shtete tjera të botës, shumica, shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës” – ka thënë zv. Kryeministri Gashi.
Bashkëngjitur keni dhe fotografitë nga takimet e zhvilluara të zv. Kryeministrit dhe Zonjës Gashi në Republikën e Austrisë.