/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka nisur seancë të jashtëzakonshme për “Ecohigjena”, Në rend dite është vënë vetëm një pikë e rendit të ditës, për debat/informatë për këtë kompani, ku kohëve të fundit ka pasur probleme të theksuara.
Sahit Abazi (PDK), ka thënë se mungesa e kryetarit të Komunës Lutfi Haziri në këtë seancë është i dëmshëm, humb esenca e seancës nëse ai nuk është i pranishëm. Ndoshta duhet menduar edhe shtyrjen e seancës kur kryetari do të ishte pranishëm, ka thënë ai. Edhe Bujar Nevzati (PDK), tha se pa kryetarin e komunës nuk ka kuptim debati, sepse ai është njeriu kryesor, të mirat dhe të këqijat i faturohen atij. Nëse kryetari nuk vije nuk kemi se çfarë të debatojmë, pasi ne do të debatojmë e debatojmë por aai do të vendos.
Valentina Bunjaku – Rexhepi, kryesuese e Kuvendit tha se është i autorizuari në emër të kryetarit në Kuvend, por edhe kryetari do të vijë në ndërkohë. Më pas, në emër të kryetarit të komunës para kuvendarëve ka dalë Agim Zuzaku, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, që ka dhënë një informatë për zhvillimet më të fundit në kompaninë Ecohigjiena, kronologji të ngjarjeve të fundit, pas seancës së jashtëzakonshme të këtij kuvendi që është mbajtur kohë më parë.
Ai tha se më 20 nëntor 2016, pas një proteste nga punëtorët për kushte më të mira, Komuna ka asistua për të dal nga kriza, dhe është arritur një marrëveshje nga kreu i komunës dhe përfaqësues të partneri privat. Kjo marrëveshje kaa paraparë përcaktimin e ushtruesit të detyrës të drejtorit ekzekutiv deri në përzgjedhje të drejtorit të ri sipas konkursit që është publikuar. Pastaj, amnesitimi i të gjithë punëtorëve grevistë pa i ndëshkuar ata si dhe kushti i tretë ka qenë ndërprerja e grevës nga ana e punëtorëve dhe fillimi i grumbullimit të mbeturinave nga ana e tyre.
Edhe përkundër kësaj marrëveshje, Agim Zuzaku tha se me 2 dhjetor menaxhmenti i Ecohigjienës vazhdoi të mos u vazhdoi kontratën 17 punëtorëve, pa të drejtë. pra jashtëligjshëm . Ai tha se punëtorëve që nuk iu është vazhduar kontrata pastaj iu është ndaluar hyrja dhe këtu ka filluar edhe solidarizimi i punëtorëve të tjerë, duke filluar greva dhe duke mos u grumbulluar mbeturinat.
Sipas tij menaxhmenti i Ecohigjienës e ka shkelur ligjin e punës. Po ashtu Zuzaku tha se nuk janë realizuar investimet nga partneri privat të parapara konformë marrëveshjes së Partneritetit Publiko-Privat (PPP). Ai tha se për çdo interesim tjetër nga kuvendarët është i gatshëm për pergjigje shtesë, nga ai, nëse kanë ndonjë pyetje.
Seanca po vazhdon me diskutues të tjerë. /2L ONLINE/