Duke iu referuar temperaturave të larta dhe erërave, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.
Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë gjendët një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine. Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar Zjarrfikësit.
Zyrtarët policor kanë ndaluar një person të dyshuar, janë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, ku në konsultim edhe me prokurorin kompetent është iniciuar rast për procedura të mëtejme. /2LONLINE.com/