(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se në rrugën Hamdi Kurteshi, në Gjilan, në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e pabanuar pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar.
Njësitet policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
E njëjta shtëpi ka qenë edhe më herët cak i zjarrvënës, thuhet në raportin e policisë.
Raportohet vetëm për dëme materiale. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/