Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit edhe sot ka vazhduar me klorifikimin e hapësirave të ndryshme.
Kjo po bëhet si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit COVID-19. Sot kjo njësi ka bërë pastrimin dhe klorifikimi i hapësirave në Viti, Goshicë dhe Smirë nga janë edhe disa raste të qytetarëve të prekur nga ky virus.
Përndryshe dje kjo NJZPSH-Viti dje ka bërë klorifikimin dhe pastrimin e hapësirave në pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Institucioneve Komunale, Emergjencës dhe Stacionit Policor në Viti por edhe të Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran.