(2LONLINE) – Në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan shprehen të pakënaqur me mjetet e intervenimit që kanë në dispozicion. Sipas komandantit të shërbimit të Zjarrfikësve në Gjilan Shaip Ismaili për ndonjë intervenim të mundshëm tani për tani kanë në dispozicion vetëm një automjet për intervenim sepse nga 5 sosh një nga ta ka një defekt apo ndonjë prishje të mundshme i ciili është automjeti kryesor dhe quhet ‘Automjeti Sulmues’ me të cilin mund te intervenojnë 5 pjesëtarë të këtij shërbimi, dhe edhe 3 automjete të tjera nuk janë në funksion per momentin.
“Jemi në mungesë të automjeteve, nga 5 automjete sa kemi pasur vetëm një është në dispozicion për shërbim të qytetarëve në rast të ndonjë zjarri. Theksoj se automjeti kryesor është prishur i cili ishte edhe më i përshtatshmi për intervenim”, tha Ismaili.
Përderisa sa I përket intervenimeve Ismaili thotë se janë të saktë dhe të shpejt në përgjigjen e rasteve të ndryshme, përveç asaj se trafiku rrugor mund të paraqes ndonjë vonesë të mundshme
Përndryshe, janari i vitit 2014-të në komuna e Gjilanit është karakterizuar me gjithsej 18 raste të zjarreve në përgjithësi, ku shërbimi zjarrfikës dhe i shpëtimit ka intervenuar për shuarjen e tyre.
Komandanti në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe shpëtimit në Gjilan Shaip Ismaili, tha se në krahasim me vitet e kaluara numri i ndezjeve të zjarrit është në rënie e sipër.
‘’Ditëve të fundit keni njohuri për ndezje të një numri të caktuar të veturave dhe ndezjen e shtëpive të ndryshme që edhe si shkaktar merren sistemi i vjetruar i energjisë elektrike ose edhe nga pakujdesia e qytetareve , mirëpo shërbimi i zjarrëfikësve dhe shpëtimit në Gjilan është sektor, që punëtorët e saj ndonjëherë vendosin edhe jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar të tjerët. Në këtë periudhë kohore përfshirë vetëm janarin e 2014-tës punëtorët e zjarrëfikjes kanë intervenuar në 18-të raste të tilla që krahasuar me vitet e kaluara , numri i rasteve të tilla është në rënie e sipër’’ tha Ismaili.
Ndryshe Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan posedon një staf prej 33 zjarrfikësve të rregullt, 8 nga ta janë në kuadër të shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë, por janë të angazhuar nga komuna për shkak të nevojave dhe numrit të pamjaftueshëm të stafit dhe këta e plotësojnë numrin e tyre . /Edona Jerliu/2lonline/