Temperaturat e larta rekord në Australi kanë shkaktuar zjarre në të gjithë vendin, duke vrarë miliona kafshë dhe djegur më shumë se 1200 shtëpi.
Mijëra zjarrfikës kanë luftuar kundër zjarreve, por situata po përkeqësohet për shkak të erërave të forta që përhapin flakët.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se autoritetet e vendit do të akordojnë rreth 2 miliardë dollarë australianë gjatë dy vjetëve të ardhshëm për të rindërtuar dhe rikuperuar dëmtimet katastrofike nga zjarri.
Morrisoni ka theksuar se shuma nuk ishte përfundimtare, duke shtuar se fondet shtesë mund të ndaheshin nëse ishte e nevojshme.
Ndërkohë, agjencia amerikane e hapësirës NASA ka lëshuar imazhe satelitore të zjarreve në Australi.
Aktualisht, më shumë se 10 për qind e parqeve kombëtare të New South Walesit janë në flakë, përfshirë 20 për qind të Maleve Blus.
Që nga shtatori 2019, zjarret e mëdha kanë djegur të paktën 14 milionë hektarë me bimësi në tokë.
Zjarret janë përkeqësuar nga temperaturat jo të barabarta në pjesë të kundërta të Oqeanit Indian dhe atmosferën e ngrohjes mbi Antarktidë, sipas meteorologëve australianë.