Ekipa e Zjarrëfikësve është duke shprehur në vazhdimësi gatishmërinë për pastrimin e hapësirave publike të Kamenicës.
Sot kjo ekip ka pastruar sërish pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, si dhe rrugët dhe hapësirat rreth QKMF-së në Kamenicë.
Në ndërkohë ekipet e QKMF-së janë duke qëndruar tek kufiri “Dheu i Bardhë”, të cilët janë të gatshëm për çdo situatë.
“Në kujdesemi për hapësirat publike, ju kujdesuni për vetën dhe të tjerët duke qëndruar në shtëpi”, thuhet në apelin e Komunës.