2L ONLINE) – Një delegacion i Shoqatës së Zjarrëfikësve “Bajram Miftari” nga Qairi i Shkupit ka vizituar Komunën e Kamenicës për të përcjellë nga afër ushtrimin e organizuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Pas takimeve me zjarrëfikësit e Kamenicës, ata u pritën edhe në komunë nga nënkryetari Fatmir Matoshi, së bashku me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit Faik Rexhepaj dhe stafin e kësaj drejtorie.
Nuredin Mustafa nga kjo shoqatë ka thënë se zjarrëfikësit e Qairit ndjejnë kënaqësi të veqantë që vizitojnë Kamenicën dhe shkëmbejnë përvoja me kolegët e tyre. “Ushtrimi i sotëm tregoi profesionalizmin e zjarrëfikësve të Kamenicës dhe institucioneve tjera të përfshira në këtë ushtrim, dhe ne mësuam gjera pozitive këtu” tha Nuredin Mustafa.
Nënkryetari Fatmir Matoshi i ka falënderuar zjarrëfikësit nga Qairi, edhe në emër të kryetarit Begzad Sinani për vizitën dhe punën që e bëjnë.
“Është mision dhe profesion fisnik puna e zjarrëfikësve, jeni në mbrojtje të jetëve dhe pasurisë së qytetarëve të komunave ku jeni duke punuar. Sado që bëjnë institucionet e larta vendimmarrëse për ju prapë është e pakët në krahasim me punën dhe dedikim që keni për të shpëtuar jetëra njerëzish. Bashkëpunimi Juaj me zjarrëfikësit e Kamenicës është për t`u përshëndetur dhe ne si komunë do të bëjmë gjithqka është e nevojshme që ju të shkëmbeni përvoja dhe vizita edhe në të ardhmen për të qenë sa më profesioanl në punën Tuaj” tha nënkryetari Matoshi.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Zjarrëfikësve “Bajram Miftari” i dhuruan nënkryetarit të Komunës një uniformë verore të kësaj shoqate./2L ONLINE/