(2L ONLINE) – Sot në orët e hershme të mëngjesit, është përfshirë nga zjarri objekti i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Viti.
Pas intervenimit të Njësisë së Zjarrfikësve është arritur që zjarri të lokalizohet dhe të evitohet rreziku I përhapjes. Disa zyra kanë shpëtuar bashkë me dokumentacionin, ndërkohë në disa të tjera dëmi është evident.
Komuna e Vitisë ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe inspektorati kundër zjarrit ka nisur hetimet për gjetjen e shkaktarit të këtij zjarri. Për dëmet eventuale, do të bëhet e ditur nga Komisioni vlerësues gjatë ditëve të ardhshme.
Objekti në fjalë, ka qenë I vjetër ku aktualisht është shfrytëzuar nga Drejtoria komunale të Bujqësisë dhe ajo e Shërbimeve Publike. Autoritetet komunale falënderojnë Njësinë e Zjarrëfikësve, policinë për angazhimin e tyre në mbajtjen e situatës nën kontrollë. /2L ONLINE/