Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër së javës së 14-të ne Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshje interesante u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku Drita ishte nikoqire e Dukagjinit të Klinës.
Ndeshja u karakterizua nga gjysmë raste dhe jo shumë dinamikë, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola, 0:0.
Në pjesën e dytë vendasit ishin më këmbëngulës, duke sulmuar vazhdimisht portën e mysafirëve, por golin ia mohoi disa herë portieri i Dukagjinit.
Derisa, Drita sulmonte vazhdimisht, Dukagjini nuk pati asnjë rast të vetëm serioz në pjesën e dytë, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Tifozët e pranishëm krijonin atmosferën dhe kërkonin golin e fitores nga Drita, sidomos pas shumë rasteve të humbura.
Mirëpo, u desh të akordohej një penallti për të shënuar golin që i solli tri pikët e arta Dritës. Nga pika e bardhë goditi, Izair Emini, për golin e vetëm të takimit në minutën e 90-të.
Në anën tjetër, këtë të mërkurë janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera, KF Ballkani ka barazuar me KF Llapin, 1 me 1.
Drenica ka arritur që të mposht Trepçën 89 me rezultat 3 me 2.