Gjatë dy javëve instruktorët e KDS-së, nën trajnimin dhe mentorimin e Oficerëve Gjerman zhvilluan trajnimin në mirëmbajtjen, vozitjen dhe licencimin për kategorin C të instruktorve te FSK-së.
Bashkëpunimi i FSK-së me ushtrinë gjermane po vazhdon në ndërtimin e kapaciteteve logjistike dhe edukimit profesional për auto shkollën e FSK-së, në mbështetje me pajisje dhe ekspertizë.
Këshilltari Gjerman Rreshter Major Stefan Stieber në kuadër të FSK-së, është më meritori për koordinimin dhe mbështetjen profesionale dhe ndërtimin e aftësive ushtarake në drejtimin e automjeteve në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe kategoritë e automjeteve të blinduara. /2LONLINE/