(2LONLINE) – Kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur sot përfaqësuesit e organizatës IADK (Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës) me të cilët ka biseduar lidhur me mundësit për realizimin e projekteve që kanë për qëllimin zhvillimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimin rural.
Po ashtu është shqyrtuar edhe mundësia për organizimin e trajnimeve të ndryshme dhe bashkëpunimi mes institucioneve komunale dhe IADK-së.
Zenel Bunjaku drejtor ekzekutiv i IADK-së ka theksuar se ata janë të angazhuar në zhvillimin e bujqësisë dhe atë të zhvillimit rural ku bënë pjesë turizmi malor, pastaj në prodhimtarin organike, bimë të imëta, mjekësore,
investime në serra etj.
Këto projekte parashihen të jenë 2 vjeçare dhe kërkohet që të ketë bashkëfinancim edhe nga institucionet komunale. Gjithashtu, sipas Bunjakut, IADK organizon edhe trajnime me grupet e grave, sidomos ato që kanë humbur kryefamiljarët në luftë, për kultivimin e perimeve.
Ndërsa kryetari I komunës Sokol Haliti, ka premtuar se do të mbështes projektet e IADK-së dhe do të jenë të gatshëm të bashkëfinancojnë në projektet për aq sa parashihet në marrëveshje.
Ai është shprehur se zhvillimi I bujqësisë është ndër prioritetet e udhëheqjes komunale, andaj janë të përkushtuar që të ndihmoj në dhe zhvillojnë këtë sektor.
Haliti ka propozuar që IADK të hap një zyrë ndërlidhëse në Viti në mënyrë që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë dhe efikas, në realizimin e projekteve në të ardhmen. /2lonline/