Në oborrin e shkollës së fshatit Zhiti kanë përfunduar punimet në ndërtimin e fushës sportive.
Me këtë rast punimet i ka vizituar kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili edhe u prit nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për këtë projekt.
Përndryshe ndërtimi i fushës sportive në këtë fshat është në kuadër të projekteve të shumta që po realizon komuna e Vitisë në pajisjen e shkollave dhe fshatrave me fusha sportive.