Në tubimin e përbashkët të nëndegëve Zhegër, Lladovë dhe Llashticë ishin qindra simpatizantë, ku të pranishëm ishin edhe nga struktura e Degë së AKR-së në Gjilan si dhe nga ajo qendrore.
Kryetari i nëndegës Zhegër, Ibrahim Qerimi para të pranishmëve tha se banorët e Zhegrës i janë falënderues AKR-së dhe Behgjet Pacollit.
“Duke parë punën, përkushtimin dhe reputacionin e në veçanti humanitetin e tij, presidenti Begjet Pacolli ka ndihmuar Kosovën në shumë sfera, fondet dhe ndihmat e tij kanë prekur edhe zhegrën. Ne i jemi mirënjohës për të gjitha, dhe AKR me Behgjet Pacollin do të dijë dhe mundet të zhvilloj Kosovën, dhe me 11 qershor ne të gjithë së bashku Zhegra, Lladova dhe Llashtica dhe krejt zona jonë e Karadakut do të mbështes AKR me koalicionin duke i dhënë votë kandidatit tonë Ismet Hajdinit dhe të tjerëve”tha Qerimi.
Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari I degës së ARK-së njëherësh edhe kandidat për Parlamentin e Kosovës, Ismet Hajdini, i cili shpalosi pikat kryesore të programit të AKR-së, si fushat e zhvillimit ekonomik, arsim e të tjera.
“Shikoni listën tonë të Koalicionit, s’ka dyshim se në këto lista janë përfshirë njerëzit më me përvojë dhe vlera që mund ti shohësh në një vend për momentin. AKR-ja me ne krye presidentin Behgjet Pacollin do të jetë lokomotiva e zhvillimit në këtë qeverisje që do të vije me 11 qershor’, ka thënë Hajdini
Ai ka ftuar të pranishmit që të mbështesin këtë koalicion, sepse është koalicion I dy partive vullnet mira që ketë koalicion e kanë të lidhur edhe me qytetarin e Kosovës për të zhvilluar dhe integruar në bashkimin evropian”.
Në ktë tubim të pranishme ishin edhe anëtaret nga kryesia qendrore e AKR-së, Vana Jerliu Ramadani, Drita Maliqi, njëherësh edhe nënkryetarë FG të AKR-së, në nivel të Kosovës dhe anëtarë të tjerë nga kryesia e Degës në Gjilan.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017