Fshati Pogragjë dhe ai Zhegër, kanë zgjedhur këshillat tyre prej shtatë anëtarësh dhe prijësit. Në Zhegër, kryetar është zgjedhur Muhadin Haziri, ndërkaq në Pogragjë, Arton Fetahu.
Kryetari i Komisionit Komunal për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve, Avdyl Aliu, ka deklaruar se pjesëmarrja masovike e qytetarëve të këtyre dy fshatrave në proces, tregon se ata e kanë kuptuar rëndësinë e tij.
“Kjo pjesëmarrje masovike e qytetarëve, e forcon faktin se ata e kanë kuptuar rëndësinë që kanë këshillat në adresimin e kërkesave e propozimeve për projekte komunitare në Komunë, në të mirë të tyre. Jam shumë i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e grave dhe të rinisë në këtë proces demokratik. Urime dhe suksese të zgjedhurve”, ka thënë Aliu.
Ndërkohë, në mbrëmje po mbahet procesi i zgjedhjes së këshillit të fshatit në Livoç të Ulët, prej të cilit do të dalë kryetari dhe përbërja e re shtatë anëtarëshe.