/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës,Njësitet për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, nga Shtabi qendror që veprojnë në Rajonin e Gjilanit, pas informatave të siguruara në teren se në një lokal në fshatin Zhegër,ndodhen persona që mund të posedojnë substanca narkotike, kanë bërë një kontroll.
Me ktë rast, sipas zëdhënësit hashani aty janë gjetur dy (2) qese plasmani me substancë të dyshuar e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 4.3 gram, dhe të dy të dyshuarit, shqiptar shtetas të Kosovës, janë arrestuar, ata janë intervistuar.
Me urdhër të prokurorit rasti i referohet Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/
fotoilustruese