Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka paralajmëruar mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve lokale në tri vendvotime në veri të Mitrovicës.
Zhbogar ka thënë se rrethi i parë i zgjedhjeve, që është mbajtur të dielën, ka qenë i suksesshëm, pos në tri vendvotime, ku, siç është shprehur ai, huliganët kanë shkatërruar materialin zgjedhor.
Zhbogar po ashtu ka thënë se nuk pret përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë deri në mbajtjen e rrethit të dytë të zgjedhjeve, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.