Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka vazhduar vizitën edhe në Graqanicë në qendrën e votimit në shkollën “Krajl Milutin” në Graqanicë, ku tha se kjo është një ditë normale zgjedhore dhe sipas tij çdo gjë po duket sikur feste.
Ai tha se deri tani çdo gjë ka shkuar siç duhet dhe thotë se do ta vazhdojnë monitorimin ku premton se çdo votë do të numërohet.
Zhbogar pret që një numër i madh i serbëve të dalin për të votuar. Madje ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova ka marrë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sipas tij, në këtë mënyrë edhe do të zgjidhen problemet që ekzistojnë.