Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Samuel Zhbogar, i cili sot ndodhet në Bruksel në takimin e Dialogut të Strukturuar për Sundimin e Ligjit, është shokuar me lajmin e vrasjes së Janiçijeviq, kandidatit të SLS-së në zgjedhjet komunale në veri të Mitrovicës dhe zgjedhur për anëtar të asamblesë komunale.
”Sa herë që humbet një jetë, ne duhet të ndjejmë dhembshuri. Por në një situatë aq komplekse siç është tani në veri të Kosovës, në momentin kur po formohen institucione tërësisht legjitime dhe demokratike, një vrasje e tillë duhet të dënohet dhe nuk duhet të mbes e pazgjidhur.
Ne bëjmë thirrje për një hetim të plotë, duke përdorur të gjitha forcat e Policisë së Kosovës. E kuptoj që asistenca e EULEX-it tashmë është siguruar siç ka ndodhur cdo herë kur sundimi i ligjit është rrezikuar në Kosovë.
Më lejoni që të nënvizoj edhe një herë që përdorimi i çfarëdo dhune për ta ndërprerë ndryshimin politik apo për t”ju konfrontuar një situate komplekse sociale është e papranueshme. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, qytetarët e veriut të Mitrovicës të të gjitha komuniteteve, forcat e paqes dhe rendit të Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, për të larguar tensionet dhe për të mbrojtur jo vetëm dinjtetin njerëzor, por edhe atë që është më e rëndësishmja që njerëzit kanë -jetën e tyre.
E kam takuar personalisht z. Janiçijeviq para rundit të parë të zgjedhjeve në veri të Mitrovicës dhe prapë të shtunën e kaluar kur ai u betua si anëtar i asamblesë komunale. Ende më kujtohen shpresat e tij se situate politike dhe e sigurisë në veri do të përmirësohet pas zgjedhjeve sikurse edhe qëllimet e tij për t”i kontribuar kësaj. Ngushëllimet e mija më të thella familjes së tij”, ka theksuar Zhbogar.