Ajo që po ndodhë me “Grupin e Drenicës” është për keqardhje sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Në Kosovë duhet të mbizotërojë rendi dhe ligji, në mënyrë që të parandalojmë ndikimin negativ në të ardhmen e vendit.Këto komente i bëri Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar gjatë një vizite në komunën e Gjakovës .
“Ajo që po ndodhë në QKUK është për keqardhje, prandaj shpresoj që të respektohet në tërësi sundimi i ligjit. Nuk mund të bëhen negociata me sundimin e ligjit, sepse sundimi i ligjit është primar në çdo demokraci. Të gjitha institucionet që e zbatojnë ligjin duhet të funksionojnë si duhet. Nuk duhet të ketë dhe nuk duhet të lejojmë asnjëherë përjashtim për askënd”, tha ai.