Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës nën udhëheqjen e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, po mban sot takimin e radhës.
Gjatë këtij takimi, është zhvilluar procesi i zgjidhjes së Kryesuesit të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës dhe Zëvendës Kryesuesit të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.
Kryesues i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, është zgjidhur, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ndërsa Zëvendës Kryesuese e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, është zgjidhur, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani – Rama.
Kryesuesi i KGJK-së, Zogaj me këtë rast, tha se shprehi gatishmërinë e plotë për koordinim me Asamblenë, duke shpresuar se Asambleja do të jetë në nivel të dinamikes, ashtu siç ka qenë edhe në periudhën e kaluar. ‘’Sfidat të cilat ka pasur KGJK-ja, janë legjitimuar dhe mbështetur nga Asambleja, kështu që besoj se së bashku do t’i identifikojmë dhe t’i adresojmë të gjitha sfidat përpara me qëllim që t’i kontribuojmë transparencës së proceseve në sistemi gjyqësor’’.
Nga ana tjetër, Kryesuesi i ri i Asamblesë, Rexhepi falënderoi kolegët për besimin e dhënë, dhe tha se, bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshmen me qëllimin e vetëm që sistemi gjyqësor të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve.
Edhe Zëvendës Kryesuesja e re e Asamblesë, Shabani – Rama, falënderoi kolegët për besimin e dhënë dhe premtoi se do të jetë krah i tyre në sistemin gjyqësor, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të performancës dhe unifikimit të praktikave që është një prej kërkesave të kohës, si më e rëndësishmja.
Mandati i Kryesuesit dhe Zëvendës Kryesuesit të Asamblesë është ekuivalent me mandatin e tyre si kryetar të gjykatave.
Asambleja po vazhdon takimin me pikat e tjera të rendit të ditës. /2LONLINE/