(2LONLINE) – Të premten është mbajtur seanca e parë për këtë vit, e Kuvnedit Komunal të Kamenicës në të cilën u zgjodhën strukturat e Kuvendit, drejtorët e disa drejtorive komunale, si dhe nënkryetarët dhe zëvendëskryetari.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, uroj të gjithë këshilltarëve komunal punë të mbarë në këtë mandat, njëherit tha se do të bashkëpunoj me të gjithë pa dallim subjekti politik.
“Sot dola që ta marrë fjalën, më në asnjë seancë si kryetar nuk do ulem në karrigen e parë tek kryesuesi i kuvendit, nuk do përzihem asnjëherë në punën e Kuvendit “ ka thënë Sinani.
Ndërkaq, zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, u bë nga radhët e PDK-së, propozuar nga delegatja, Filloreta Rexha, e cila propozoj shefin e partisë së këtij subjekti, Bajram Dermakun, Ajo tha se meriton të jetë kryesues, ngase ka dhënë kontribut të çmueshëm për ndërtimin e institucioneve në komunën e Kamenicës. Me shumicë votash të këshilltarëve komunal u zgjodh kryesues Bajram Dërmaku.
Kryesuesi i porsazgjedhur, falënderoj të gjithë votuesit për besimin që patën ndaj tij. Gjatë mandati katër vjeçare do të bashkëpunoj me të gjithë pa dallim, tha ai.
Ndërsa, për zëvendës kryesues të Kuvendit të Komunës për komunitete, ishte propozuar Dijana Nikoliq e cila u zgjodh me shumicë votash.
Pas diskutimeve të shumta që patën delegatët lidhur me numrin e drejtorive, me shumicë votash u miratua, kjo pikë siç ishte e paraparë me rendit të punës, shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës, me sa vijon: a)pika c) e nenit 6: Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit, ndryshohet dhe bëhet:
– Drejtoria e Financave dhe Buxhetit dhe
– Drejtoria e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës.
b)Pikës g) Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Ambientit i shtohet teksti: Drejtoria e Inspekcionit dhe bëhet: Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit
Ndërkaq, për pozitën e Nënkryetarit të komunës për komunitete, Kryetari Begzad Sinani, propozoj që të jetë Dragisha Saviq, i cili me shumicë votash u zgjodh në pozitën e lartcekur.
Në fund të seancës, Kryetari i komunës së Kamenicës, tregoj edhe përbërjen e strukturës komunale. Ai tha se katër drejtori do t’i ketë AKR-ja, katër drejtori AAK-ja dhe tri drejtori PDK-ja. Ndërkaq, zëvendëskryetar do të jetë Lulzim Leci, kurse, nënkryetar Fatmir Matoshi.
Nga subjekti i AKR-së, Drejtorinë e Administratës do ta udhëheqë, Valon Maliqi, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ajshe Morina, Drejtorinë e Emergjencës, Faik Rexhepi, Drejtorinë e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës, Fatmir Krasniqi, ndërkaq, subjekti i AAK-së, do t’i sjell emrat gjatë ditëve në vijim.
Nga radhët e PDK-së, drejtor i Drejtorisë Arsimit do të jetë Agim Shkodra, drejtorinë për Buxhet dhe Financa Shejnaze Masurica dhe drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Venera Dërmaku- Rexha./2lonline/