Kandidatja për kryetare të Komunës në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte dashur që t’i përsëriste zgjedhjet në të gjitha vendvotimet në veri të Mitrovicës dhe jo vetëm në tri prej tyre.
“Përderisa u dashtë t’i përsërisim zgjedhjet në veri të Mitrovicës, atëherë ishte dashur që përsëritja të bëhej në të gjitha vendvotimet, pasi vendvotimet tjera ku nuk pati dhunë, u mbyllën para kohe dhe kështu një numër i madh i njerëzve s’patëm mundësi të realizojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, ka thënë Hoxhiq për Zërin e Amerikës.