Qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët komunalë.
Zgjedhjet lokale mbahen në 38 komunat e Kosovës dhe të drejtë vote kanë 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj. Qytetarët votën e tyre mund ta hedhin në 899 qendra të votimit, me gjithsej 2 505 vendvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 91 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur…