Janë akredituar 7 029 vëzhgues, të cilët do të monitorojnë zgjedhjet e 3 nëntorit, nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Anëtarët e KQZ-së e kanë quajtur shumë të rëndësishëm praninë e vëzhguesve, duke kërkuar nga vëzhguesit ruajtjen e votës.
KQZ-ja shqyrtoi dhe emëroi këshillat e vendvotimeve për zgjedhjet lokale në 38 komuna. Komisioni Qendror zgjedhor ka marrë vendim edhe për caktimin e komisionit për mbikëqyrjen e shtypjes së fletëvotimeve për zgjedhjet.
Në listën e votuesve për zgjedhjet lokale numri i votuesve është 1 milion e 767 mijë e 483 votues, prej tyre 179 mijë e 164 votues janë të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë./koha.net/