Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatrat Shipashnicë e Epërme, Desivojcë, Lajçiq, Tërstenë, Sedllar, Velegllavë e Poshtme.
Të pranishëm kanë qenë 168 pjesëmarrës në takim, ku me 63 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Rabit Dërmaku, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Najm Dërmaku, Ilmi Dërmaku, Samir Dërmaku, Ekrem Dërmaku.
Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Sadri Misini”, në orën 20:00. /2LONLINE/