Koha për të ndryshuar qasjen e planifikimit të buxhetit komunal për vitet e ardhshme
Dëgjimet Publike nuk do të jenë formale, vetëm sa për të plotësuar procedurat ligjore për miratimin e KAB-it dhe Buxhetit Komunal për vitin 2023, por do të jenë përmbajtësore.
Qytetarë të nderuar, pjesëmarrja e juaj është shumë e rëndësishme në këto takime, për të ngritur nevojat për investime në projekte që zgjidhin problemet e lagjeve dhe fshatrave tuaja dhe që avancojnë infrastrukturën publike.
Propozimet e juaja për projektet në lagjet dhe fshatrat e juaja, do të merren dhe të trajtohen seriozisht nga qeverisja komunale, për tu planifikuar sipas prioriteteve në buxhetin komunal për tu investuar nga viti 2023 e tutje.
Dëgjimet në këtë fazë janë të organizuar nëpër fshatrat e mëdha, por që ftohen edhe të fshatrave për rrethë të marrin pjesë nëpër këto takime sipas agjendës.
Në muajin korrik dhe gusht do të ketë dëgjime tjera me qytetarët sipas lagjeve të qytetit dhe të gjitha fshatrat e komunës.