Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Petrovc.
Të pranishëm kanë qenë 21 pjesëmarrës në takim, ku me 19 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Xhavit Ajeti, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Taulant Kastrati, Bajram Hajrullahu, Bujar Sopi, Naser Behluli.
Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Xhelal Sopi”, në orën 20:00.
Përndryshe, ditë më parë është bërë zgjedhja e kryetarëve dhe e anëtarëve të Këshilliave Lokale në disa lokalitete tjera.a
***
Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatin Hodonoc
Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Hodonoc.
Të pranishëm kanë qenë 87 pjesëmarrës në takim, ku me 83 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Sinan Morina, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Besjan Morina, Zeqir Morina, Nehat Morina, Shaip Morina.
***
Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatin Topanicë
Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Topanicë.
Të pranishëm kanë qenë 68 pjesëmarrës në takim, ku me 56 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Mumin Zubaku, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Habib Murina, Sead Murina, Besim Murina, Afrim Krasniqi.
***
Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatin Koretin
Komuna e Kamenicës dje ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Koretin.
Të pranishëm kanë qenë 103 pjesëmarrës në takim, ku me 59 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Isuf Canaj, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Fadil Bunjaku, Ismail Berisha, Ekrem Kovani, Adhurim Dervishi.
***
Zgjedhen kryetarët dhe anëtarët e Këshillave Lokale në Lagjen Iliria, Lagjen Qamëria dhe fshatin Hajnoc
Komuna e Kamenicës dje ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Anëtarëve të Këshillave Lokale në Lagjen Iliria, Lagjen Qamëria dhe fshatin Hajnoc.
Në Lagjen Iliria të pranishëm kanë qenë 48 pjesëmarrës në takim, ku me 47 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Agim Maliqi, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Jeton Maliqi, Sami Maliqi, Bajram Mehmeti, Liridon Cakolli.
Kurse në Lagjen Qamëria dhe fshatin Hajnoc të pranishëm në takim ishin 30 pjesëmarrës, ku me 27 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Burim Imeri, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Armend Hajrizi, Edon Bunjaku, Gazmend Ajvazi, Selami Maliqi. /2LONLINE/