Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Busavatë të Kamenicës.
Të pranishëm kanë qenë 84 pjesëmarrës në takim, ku me 54 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Feim Maliqi, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Burim Maliqi, Nazmi Maliqi, Lirim Maliqi, Avni Maliqi.
Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”. /2LONLINE/