Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët se është zgjatur orari i punës në laborator në QKMF.
Orari i paraditës fillon nga ora 07:00 deri në orën 14:00, ku punojnë tre laborantë, kurse pasdite orari është nga ora 14:00 deri në orën 21:00, dhe punon një laborant.
Ndërsa punëtorët e rinj janë duke mbajtur orarin një javë paradite dhe një javë pasdite.
Të shtunën puna në laborator fillon nga ora 07:00 deri në orën 14:00.